Policia e Tiranës njofton se është finalizuar operacioni “Urgjenca” pasi janë dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në QSUT.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dritan Kuka, 41 vjeç, banues në Burrel
Arrestimi i tij u bë pasi po tentonte të vidhte një shtetas, tek Konsultat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Pas një pune hetimore të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur.
Vjedhjet e kryera në spital nga Kuka:
- Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
- Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D., në autobuzin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
- Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
- Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
- Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
- Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
(java / r.a)