Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në një konferencë në nder të viktimave të komunizmit se është e nevojshme të ngrihet një monument për viktimat e komunizmit sa më parë të jetë e mundur.
“Jemi vonë, ndërsa dëshmitarët e gjallë të përjetimit të vuajtjeve të komunizmit po treten nga dita në ditë”, u shpreh Veliaj.
“Jemi borxhlinj ndaj viktimave dhe trashëgimtarëve të tyre”, shtoi kryebashkiaku.
Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi theksoi se duhet “të ngremë një memorial dhe pikë kujtimi për të nderuar një brez të tërë”, referon Express. (b.an)