Partia Demokratike po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura të grupit parlamentar. Mbledhja po mbahet në selinë e PD nën drejtimin e kryetarit të kësaj force Lulzim Basha.
Në mbledhjen e sotme në focus të diskutimeve është qëndrimi që do të mbajë selia blu për reformën në drejtësi.
Më herët kjo forcë është shprehur se është gati të votojë reformën, pasi mazhoranca të pranojë variantin e “vendeve të rezervuara” për zgjedhjen e drejtuesve në sistemin e ri të drejtësisë.
Pork jo kërkesë është hedhur poshtë nga mazhoranca që e cilëson si skemë të parcelizimit politik të sistemit./a.m.