Hakerave shqiptarë nuk u ka mjaftuar fitorja në fushën e lojës me golin e Armando Sadikut ndaj Rumanisë. Ata kanë vendosur që të tregojnë veten edhe në botën e internetit përballë kolegëve rumunë.
Gjatë ditës së djeshme, hakeri “nofawkX-al” ka thyer faqen e internetit të Federatës Rumune të Futbollit, duke lënë një mesazh shumë të qartë.
Në foton e mbivendosur mbi faqe mbizotëronte flamuri shqiptar, ndërsa ishte bashkangjitur edhe një kolazh video me gola të Kombëtares shqiptare.
PS/d.i.