Vijojnë aksionet antikanabis në të gjithë vendin.
Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”.
Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie./a.m.