Maxhoranca parlamentare hedh hapin e trete procedural, per miratimin e ndryshimeve ne Kushtetute qe materializojne reformen ne drejtesi.
Skandal.al mesoi sot se kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci i eshte drejtuar zyrtarisht kryetarit te Kuvendit Ilir Meta per kete. Permes nje dokumenti ligjor prej shtate faqesh, kryetari i grupit parlamentar te PS, i kerkon Konferences se Kryetareve dy veprime ne perputhje me regulloren e Kuvendit:
E para, te njoftoje Kuvendin, ne seancen me te pare, per projektligjet perkatese te hartuara nga Komisioni i Posacem Parlamentar per Refonnen ne Drejtesi, me qellim shqyrtimin e tyre ne seance plenare gjate muajit korrik.
E dyta, te perfshihen ne Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektamendamenteve kushtetuese, se bashku me 7 projekligjet perkatese, miratimi i te cilave perben perparesi vendimmarrjeje per Kuvendin per shkak se bejne te mundur zbatimin e projektligjit “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8417, date 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar,dhe fillimin nga veprimtaria e institucioneve te reja kushtetuese dhe shmang krijimin e boshllekut ligjor ne veprimtarine e institucioneve ekzistuese te sistemit te drejtesise.
Kerkesa e sotme e kryetarit te grupit parlamentar te PS, pason dy hapa te tjere te rendesishme te ndermarra nga fundjava qe shkoi.
Pikerisht javen qe shkoi, Skandal.al njoftoi se 33 deputete te maxhorances aktuale PS, LSI, PDIU depozituan ne Kuvend nismen ligjore per ndryshime ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ndryshime te cilat materializojne reformen ne drejtesi.
Te henen, komisioni per reformen ne drejtesi rinisi mbledhjet e tij duke miratuar nje kalendar, ne baze te te cilit do te shqyrtohen, votohen nen per nen dhe ne teresi, shtate ligje qe bejne te mundur zbatimin e ndryshimeve te reja ne Kushtetute por ne ane tjeter, bejne funksionale institucionet e reja te drejtesise.
Kerkesa e sotme, i kerkon konferences se kryetareve futjen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te ndryshimeve ne Kushtetute dhe shtate ligjeve qe e shoqerojne ate.
Gjithcka tani mbetet ne pritje te mbledhjes se konferences se Kryetareve qe si regull duhet te thirret para seances se dites se enjte, ne te cilen Kuvendi duhet te njoftohet per keto ligje.