Një shtetas shqiptar emri i të cilit ende nuk bëhet me dije është plagosur rëndë në qytetin e Firences në Itali.
Shqiptari u gjet në rrugë nga kalimtarët e rastit me plagë të rënda në trup të shkaktuara nga thika.
Ata njoftuan menjëherë policinë e cila po punon për zbulimin e personave të ëprfshirë në konflikt, që dyshohet të kenë qenë edhe 3 shtetas të tjerë.
Ndërkohë, i plagosuri ka marrë goditje në dorë dhe në gjoks, çka i rrezikon atij jetën./a.m.