“Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë bërë tashmë histori në Euro 2016, dhe arritja e tyre do të njihet nga qeveria e vendit, financiarisht si dhe simbolikisht”.
Kështu e nis shkrimin dedikuar kombëtares shqiptare televizioni amerikan CNN, i cili ka intervistuar ekskluzivisht edhe Kryeministrin Rama.
Rama i tha CNN se lojtarët e kombëtares janë treguar “ambasadorët më të mirë” të vendit, e kësisoj e meritonin një shpërblimin prej 1 mln eurosh dhe pasaportat diplomatike.
Dhënia e pasaportave diplomatike është dhurata më simbolike e ndjerë… ambasadorët i kanë këto lloje pasaportash, dhe, për shkak se ata( lojtarët) janë treguar si të tillë, për mënyrën sesi kanë përfaqësuar vendin e tyre”- ka thënë Rama në një intervistë telefonike me CNN.
Në lidhje me sjelljen e tifozëve shqiptarë në France 2016, Rama i tha CNN:
Mendoj se nuk është vetëm skuadra kombëtare që na ka bërë të gjithëve krenar, edhe mbështetësit janë. Kur lexon titujt e parë të gazetave franceze që thonë “Zoti bekoftë Shqipërinë” apo “Shqipëri, je përherë e mirëpritur”… kjo do të thotë shumë për ne.
CNN shkruan gjithashtu se Shqipëria aspiron që një ditë të jetë pjesë e BE, teksa “Rama bëri shaka se do donte të shihte sesi Shqipëria do të ‘luante’ rolin e Anglisë”, nëse pas referendumit do të vendosej nga vota e popullit, largimi i Britanisë nga BE.
Në fund të intervistës me CNN, Rama flet për “mallkimin” e pësimit të golit në minutat e fundit.
“… Kishte goxha tension në minutat finale me Rumaninë, për shkak se mendonim se mallkimi mund të rikthehej… Tani (kualifikimi) është jashtë duarve tona dhe na duhet të presim”/ java/ a.k
Shkrimin e plote mund ta gjeni KËTU.