Agjencia e trajtimit të pronave ka gati 60 përqind të hartës së pronave në Shqipëri, ndërkohë që deri në fund të vitit ajo do të përfundojë plotësisht.
Në një program të vetëm po hidhen të gjitha vendimet e dhëna me hartat përkatëse si dhe të gjitha harta historike në bazë të cilave do të evidentohet prona dhe ndryshimi i vlerës së saj në kohë të ndryshme.
“Duke hedhur në këtë hartë të unifikuar të gjitha vendimmarrjet e realizuara dhe hartat përkatëse të të gjitha vendimeve të marra në këto 23 vjet proces. Deri në më sot kemi arritur të bashkojnë në një hartë të vetme të gjitha hartat historike që kemi arritur të grumbullojmë nga të gjitha institucionet”, shprehet Sonila Qato, drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit të Pronave.
Për qytetarët nuk është e nevojshme më kërkimi hartave nëpër institucione, pasi vetëm harta dixhitale që gjendet ende në agjenci do të shërbejë si dokument ligjor. Ndërkohë për procesin e kompensimit fizik të pronave janë gati 23 mijë hektarë tokë bujqësore për t’u shpërndarë për vendimet e dhëna nga viti ‘93 deri në ‘98.
“Në mendojmë që me 23 mije hektarë të plotësojmë procesin e kompensimit fizik për 5 vitet e para të procesit të nisur nga 1993 deri në 1998”, thotë Qato.
Sipas ligji të miratuar së fundmi i gjithë procesi i kthimit të kompensimit të pronave duhet të përfundojë brenda 10 viteve.TCH/a.k