Federata e Futbollit të Brazilit (CFB) konfirmoi emërimin e trajnerit të ri pasi javën e kaluar nga detyra u shkarkua Dunga. Adenor Leonardo Bacchi, i njohur si Tite, është emëruar trajner i ri i kombëtares së futbollit të Brazilit.
Federata e Futbollit të Brazilit (CFB) konfirmoi emërimin e trajnerit të ri pasi javën e kaluar nga detyra u shkarkua Dunga. Tite është trajner 55 vjeçarë i cili në karrierën e tij të futbollit ka udhëhequr gjithsej 13 klube në Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Suksese më të mëdha ka shënuar me Gremion, Palmeiras dhe Corinthians. Në fakt me Corinthians në vitin 2012 fitoi Copa Libertadores dhe FIFA World Club Cup.
ma.me