Kingsley Coman nuk ka shënuar me Francën në Euro 2016, megjithatë e ka lënë tashmë shenjën e tij. Ai është lojtari më i ri në histori për gjelat që luan në finalet e një kompeticioni madhor.
Ndërkaq, 20-vjeçari është edhe lojtari më i shpejtë që luan në evropian. Coman, i lindur në Paris por me origjinë nga Guadalupe në Karaibe, vrapon me shpejtësi 32.8 kilometra në orë. Duket se zona e origjinës ka genin e atletëve të shpejtë, si xhamajkani Usain Bolt dhe të tjerë vrapues të famshëm nga vendi ekzotik.
D.i.