Një baba ka bërë tatuazh në kokë shenjën e operacionit të të birit, të mbetur me sa duket pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë për të hequr një tumor.
Ai ka postuar vetëm foton, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër për të.
Pas postimit të tatuazhit, ai është quajtur si “babai i vitit” nga Aesthetic Revolution në Twitter, ndërsa shumë komentues kanë shprehur admirimin e madh për gjestin, duke e quajtur hero.
Ka pasur edhe komente kundërshtuese, madje edhe supozime se nuk bëhet fjalë për tatuazh, por thjesht ngjyrosje me bojë.
d.i.