Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, dhe deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, janë shpallur të pafajshëm edhe nga Gjykata e Apelit për përleshjen para Kuvendit të Kosovës, në vitin 2012.
Duke e vërtetuar vendimin e shkallës së parë, Apeli e ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë pasi që e ka vlerësuar si të pabazuar.
Ymeri e Selimi së bashku me Besart Bujupin akuzoheshin për lëndim të lehtë trupor të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, të njohur si Kamishi, referon Koha. (b.an)