Republika Arabe e Sirisë ishte vendi i origjinës me numrin më të lartë për azil-kërkuesit, i ndjekur nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova, Afganistani, Iraku me 2015.
Raporti vjetor i UNHCR-së “Tendenca Globale”, i cili ndjek zhvendosjet e detyruara në mbarë botën, bazuar në të dhënat e qeverive, partnerëve, përfshirë Qendrën Monitoruese të Zhvendosjeve të Brendshme, tregon se duke filluar nga fundi i 2015, janë zhvendosur 65.3 milion njerëz, krahasuar me 59.5 milion vetëm dymbëdhjetë muaj më parë.
Kjo është hera e parë që pragu prej 60 milionësh është kapërcyer, shpjegon UNHCR për situacionin e emigrimit më 2015.
Gjermania ishte pritësi më i madh i kërkesave të reja për azil, me 441,900 të regjistruar gjatë vitit 2015. Kjo është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një vit më parë (173.100) dhe rritja e tetë radhazi për Gjermani.
Numri më i madh i aplikimeve është pranuar për individë me origjinë nga Republika Arabe të Sirisë – 158,700 aplikacione të reja, ose rreth katër herë më shumë se gjatë vitit 2014 (39,300). UNHCR referon se, Gjermania pa një rritje dramatike të numrit të aplikacioneve të reja për azil nga Shqiptarët me rreth 53,800 kërkesa ose gjashtë herë më shumë se një vit më parë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikimet për azil më 2015 u rriten me 42%.. Këta individë vijnë kryesisht nga Meksika, El Salvador, Guatemala, dhe Honduras kryesisht prej dhunës dhe persekutimit të krijuara nga krimi i organizuar i lidhur me bandat e drogës.
Suedia renditet e treta në vitin 2015 me 156,400 aplikime të reja për azil, më shumë se dyfishi i vitit të mëparshëm (75,100). Ndërsa ka pasur një rritje të konsiderueshme në pretendimet siriane për azil. (monitor / r.a)