Nuk përfundon tragjedia e Korçës ku një shtetas pasi vrau bashkëshroten, i dha fund edhe jetës së tij.
Pas ngjarjes së rëndë, trupi i Mikel Xhikos ka mbetur në morgun e qytetit të Korçës, pasi askush nuk pranon ta tërheqë për ta varrosur.
Kjo pasi ai shtetas nuk ka asnjë të afërm, dhe familjarët e nuses së ndjerë nuk pranuan të varrosin trupin e personit që u vrau vajzën.
Xhiko nuk ka fmailjarë të afërm, pasi ai është rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë. Në moshë madhore ai u zhvendos në Korçë, ku edhe lidhi kurorë me vajzën që ekzekutoi./a.m.