Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në një intervistë për portalin serb “Alo” se pas 50 vjetësh ai e sheh Kosovën si Shumadinë e Serbisë, të pasur, të zhvilluar dhe më të qetë sesa është sot.
“Kur flas me shqiptarët gjithmonë iu them atyre që të bëhen të mençur dhe t`i ruajnë fqinjët serbë, dhe unë gjithmonë ua kujtojë se në Kosovë në 100 vitet e fundit, flamuri është alternuar shpesh “.
“Kushdo që mendon se historia ka përfunduar në shkurt të vitit 2008, koha do ta demantojë atë”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova. (b.an)