Shkupi nuk do të jetë i qetë sot! Paradite ka paralajmëruar protestë Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) për të mbrojtur Gjykatën Themelore ndërsa, siç transmeton ina, nga ana tjetër ‘Revolucioni i Larmë’ gjithashtu ka paralajmëruar protestë masive në ora 19.00 në Shkup para Prokurorisë Speciale Publike.
”Kësaj qeverisje kriminelesh dhe të korruptuarish i kemi dhënë shumë hapësirë dhe kohë për të reaguar dhe të dëgjoj kërkesat.
Ata ishin të shurdhër para qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që mendojnë tani është: si të ikin nga drejtësia” shkruhet në njoftimin e ‘Revolucionit të Larmë’ nëpër rrjetet sociale. (b.an)