Dita e djeshme ka qenë një datë historike për kombëtaren, por po ashtu edhe për kryeqytetin i cili u gjend “poshtë” mijëra tifozëve të ngazëllyer nga triumfi ndaj Rumanisë. Sheshi Nënë Tereza ka qenë i “uzurpuar” nga njerëzit, aqsa, nga një pamje nga lart, tifozët ngjanin si milingona.
Me përfundimin e ndeshjes dhe fitoren e Shqipërisë, “dallgë” të frikshme tifozësh kanë zënë të gjithë gjatësinë e bulevardit kryesor të qytetit, ndërsa nuk kanë munguar makinat, që pavarësisht trafikut të ngjeshur, kanë harxhuar mjaft karburant për të bërë xhiro e brohoritur për fitoren.
Më poshtë një video e cila tregon festën/ java/ a.k