Në konferencën e katërt shkencore me temë “Analiza e Riskut”, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj ngriti shqetësimin se “risku më i madh për ekonominë shqiptare është ai i keqmanaxhimit të pasurive natyrore”.
Në fjalën e tij, Leskaj tha: “Të mos politizojmë kumtesat. Jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet tona ti mbajmë larg politikës së ditës duke respektuar formatin e kësaj konference dhe standardet e institucionit të lartë të auditimit të KLSH-së”.
“Raporti i risqeve globale 2015 i Forumit Botëror Ekonomik në Gjenevë rendit si risqe me propabilitet më të madh për të ndodhur në ekonominë botërore dhe që kanë impakt më të lartë dukur si deflacionin, krizat financiare, goditjet e çmimit të energjisë, dështimin e mekanizmave themelorë financiarë, papunësinë strukturore të lartë, apo të tjera si pabarazia e ndjeshme nga të ardhurat, përmbytjet, paqëndrushmëritë e thella politike dhe sociale”, vijoi ai.
Sipas kreut të KLSH-së, nëse këtë hartë e sjellim në Shqipëri, mundësia e ndodhjes e pjesës dërmuese të këtyre risqeve përgjatë 2016 është tejet e lartë. “Risku më i lartë është ai i ngritur sistem në administratën shtetërore, risku i shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure”, tha Leskaj.
ma.me