Ansi Agolli është kontrolluar nga zyrtarët e UEFA-s për doping, pas ndeshjes me Rumaninë. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, në një intervistë për SuperSport, ka treguar se menjëherë pas mbarimit të ndeshjes UEFA e ka thirrur atë për testet anti-doping.
“Më thirrën për testet anti-doping, por isha në rregull. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore të madhe. Çdo koment është i tepërt”, deklaroi Agolli./ a.k