Festa e kuqezinjve në dhomën e zhveshjes pas fitores me Rumaninë është ndërprerë për pak minuta, për shkak të një telefonate nga kryeministri Edi Rama.
Rama i telefonoi president të FSHF-së, Armand Duka, i cili e bëri me zë për ta dëgjuar i gjithë ekipi.
Kryeministri u ka premtuar të gjithëve pajisjen me pasaportën diplomatike.
“E para e punës që nga presidenti Duka e deri te gjithë delegacioni, pasaportë diplomatike”, tha Rama, duke u pritur me brohoritje.
Kryeministri e ka publikuar videon e bisedës në profilin e tij në Facebook.
d.i.