Anghel Iordănescu, përzgjedhësi i Rumanisë, ka lavdëruar përkrahjen e tifozëve kuqezi për Shqipërinë në ndeshjen e fundit të Grupit A.
Kuqezinjtë mposhtën Rumaninë 1 me 0 në duelin e drejtpërdrejtë për pozitën e tretë të Grupit A duke shtuar gjasat për kualifikim tutje.
“Humbja është humbje dhe ndjehemi keq për këtë. Patëm shumë raste për gol. Nisëm mirë ndeshjen, por për shkak të një gabimi në mbrojtje, pësuam gol.
Mendoj se tifozët e Shqipërisë i dhanë energjinë e mjaftueshme ekipit dhe kjo i ndihmoi atyre të shënonin”, ka thënë Iordanescu pas takimit, citon Express. (b.an)