“Pista Fluturuese”, kështu quhet projekti i artistit bullgar Christo (që shqiptohet Kristo), i cili ka krijuar një rrugë nga qyteza e Sulzanos drejt ishullit të San Paolos, një udhëtim turistik që më parë bëhej përmes varkave. Por tanimë nuk është më një problem, pasi me pistën fluturuese, gjithkush mund të ecë sipër ujit të liqenit Iseo.
Kjo “mrekulli” si ajo e Krishtit, ndodhet në Itali, 100 km larg qytetit të Milanos.