Agjencia e OKB-së për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave UN Women, ka emëruar aktoren amerikane, fituesen e Oscar Anne Hathaway si Ambasadore të Vullnetit të Mirë për këtë agjenci.
Drejtorja Ekzekutive e agjencisë UN Women Mlambo-Ngcuka Fumzile tha se Anne Hathaway për shumë vite ka bërë avokimin për të drejtat e grave dhe vajzave dhe se ajo e vë theksin në punën e gruas në familje, ndërsa kujdeset edhe vete për familjen e saj si ndihmë kryesore për barazi.
“Emërimi i Hathaway është në kohën e duhur, për shkak se këtë vit UN Women ka punuar fuqishëm për zhvillimin e qëndrimeve pozitive dhe marrëveshjet praktike në vendin e punës si dhe për të ndërtuar dhe për të mbështetur barazinë për gratë,” shtoi ajo.
Hathaway tha se ishte e nderuar dhe e frymëzuar nga mundësinë për të ndihmuar në avancimin e barazisë gjinore dhe bëri thirrje për veprim më të fortë, referon Beta. (b.an)