Sipas një studimi të realizuar nga Fondacioni i Ndihmave Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) theksohet se lufta civile në Siri ka lënë 600 mijë fëmijë jetimë.
Në luftën që vazhdon prej pesë vitesh kanë humbur jetën qindra mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë duke braktisur vendin e tyre u strehuan në vendet fqinje kryesisht në Turqi.
Më të prekurit e kësaj lufte janë fëmijët dhe gratë, ku fëmijët që kanë humbur baballarët e tyre në luftë vazhdojnë jetën në jetimoret në Turqi dhe Siri.
”Sipas kërkimeve tona që kemi bërë në Siri ka 600 mijë jetimë. Gjithashtu jemi në dijeni se 40 apo 50 mijë jetimë ndodhen në Turqi. Këto janë më të përqëndruar në zonat kufitare, ku në qytetin Hatay ka afërsisht 8 000 jetimë”, thotë fondacioni.