Sa më shumë që njerëzit të bëjnë seks, aq më të larta janë nivelet e tyre të lumturisë, thuhet sipas një studimi të ri.
Një studim që përdori të dhëna të 16,000 amerikanëve nga ‘US General Social Survey’, zbuloi se trendi i lumturisë nga seksi është i vërtetë si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Femrat që bëjnë seks një herë në muaj ose më pak, përjetojnë rënie të lumturisë, transmeton Gazeta Express.
Kështu, sipas këtij studimi, sa më shumë që meshkujt dhe femrat të bëjnë seks, aq më shumë rritet lumturia e tyre.
Seksi duket se ka efekte të fuqishme në lumturinë e njerëzve, thuhet sipas studimit. Të martuarit kanë më shumë seks se ata të cilët janë vetëm në lidhje, të divorcuar ose beqarë.