Turistët dhe të apasionuarit në ngjitjen e maleve do të kenë një itinerar të mirëpërcaktuar në Parkun Kombëtar të Dajtit.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi e shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Rajonal të Çekisë,, Karla Šlechtová inauguruan markimin e rrugës prej 100 kilometrash në Malin e Dajtit, në mënyrë që turistët ta kenë më të lehtë ngjitjen.
Gjatë këtyre 100 km janë vendosur shenjat dalluese se ku duhet të ecin si turistët që do të bëjnë ngjitje në këmbë edhe për ata që duan të ngjiten me biçikletë.
Gjithsej ofrohen 25 shtigje për ecje malore dhe 8 shtigje për ecje me biçikletë në malin e Dajtit.