Sot orizi konsiderohet si një nga kulturat më të vjetra të kultivuara, ndërsa pas grurit është ndër drithërat e përhapura më së shumti.
Pasi që ka efekt shumë të mirë në enët e gjakut, konsumimi i orizit mund të na ndihmojë në një varg vështirësish siç janë qarkullimi i gjakut, puna e zemrës, si dhe te rregullimi i tensionit të lartë dhe të ulët.
Përveç tek problemet e sipërpërmendura, orizi po ashtu përshpejton tretjen, sekretimin e urinës dhe acidit të urinës. Në shekullin e 15-të është rekomanduar tek anemia dhe sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe veshkave, ndërsa në kopshtet e manastireve është kultivuar si bimë shëruese.
Në disa spitale në Amerikë dieta me oriz përdoret si terapi te tensioni i lartë dhe te sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Llojet e orizit
Sot dallojmë tri lloje të orizit, dhe ato janë: orizi natyror i paqëruar, orizi i qëruar i palëmuar dhe orizi i qëruar i lëmuar.
Orizi natyral i paqëruar mund të jetë orizi i egër ose orizi ngjyrë kafe. Orizi i egër zakonisht hahet në kombinim me llojet e tjera të orizit dhe i duhet më shumë kohë për t’u zier, sepse përmban shtresë të fortë sipërfaqësore.
Orizi integral ngjyrë kafe dhe orizi ngjyrë kafe i përpunuar me avull janë më shijshmit dhe kanë vlerën më të lartë ushqyese. Hiqet vetëm shtresa e jashtme e cila në parim është e patretshme (orizi i përpunuar me avull shkurtimisht është i përpunuar me avull, që të forcohet kokrra), ndërsa lëvozhga mbetet, transmeton Koha.net. Këto superushqime përmbajnë enzime, minerale, oligoelemente, vitamina, acide yndyrore, fibra celuloze të cilat përshpejtojnë tretjen, proteina me vlera të larta biologjike.
Orizin e bardhë të qëruar, të lëmuar apo të palëmuar mund ta gjejmë në më shumë forma, për shembull, si gjysmë të rafinuar, të rafinuar, të përpunuar me avull, instant… Megjithatë, problemi te orizi i bardhë është që me qërimin dhe lëmimin është hequr pjesa që vlen më së shumti, dhe ajo është lëvozhga.
Orizi i qëruar është pak a shumë i pavlefshëm për organizmin, përbëhet kryesisht nga niseshteja, ndërsa materiet minerale, proteinat, vitaminat dhe fibrat gati as nuk i ka.
Duke konsumuar orizin e bardhë të qëruar organizmi tendoset edhe më shumë për të tretur diçka që nuk e mbështet energjikisht. /Telegrafi/