Yllka Xhiko, vajza e vrarë sot nga bashkëshorti i saj, Mikel Xhiko nuk harronte t’ia shprehte dashurinë atij.
Xhiko mbante një profil në “Facebook” me emrin Laura Xhiko. Ajo postonte vazhdimisht statuse ku i shprehte dashurinë Mikelit, e dhe pse ky i fundit kishte probleme.
Mësohet se Mikeli ishte përdorues droge. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me posedim kanabisi.
Mikel Xhiko e kishte planifikuar vrasjen. Ai mbylli derën e banesës me orendi që të mos hapej dhe më pas kreu krimin makabër.
Policia dyshon te konfliktet e xhelozisë, por nuk përjashton as varfërinë ekstreme.Panorama/ a.k