Detaje të tjera kanë dalë nga krimi në familje në Korçë, ku i riu Mikel Xhiko, 34 vjeç vrau me thikë bashkëshorten e tij, Yllka Xhiko, 29, dhe më pas edhe veten në sy të vajzës së mitur.
Ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, tashmë del një pistë tjetër në dritë.
Duket se Xhiko e kishte paramenduar krimin. Ai para se të kryente vrasjen bllokoi derën e apartamentit ku banonin me qira.
Ai vendosi sende dhe orendi shtëpiake që dera të mos hapej lehtësisht. Mësohet gjithashtu se çifti Xhiko jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kjo është një tjetër pistë për vrasjen.
Mësohet se autori ka qenë person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë me katër vjet burg.
Babai i të ndierës ka deklaruar se çifti ishte në shtëpinë e tij sot në mëngjes dhe u larguan për të rregulluar bravën e derës. Sipas tij, dhëndri nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.
Ai ka thënë për “News 24” se është i tronditur nga ngjarja. Koçibelli tregon se Mikeli nuk ishte shfaqur kurrë i dhunshëm, apo në depresion.
Ai tregon se ata ishin në mëngjes te shtëpia e tij për vizitë. “Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Mikeli nuk ka shfaqur kurrë shenja depresioni ai ishte tek unë për vizitë në mëngjes, pastaj u larguan që të ndërronin bravën e derës së banesës”, tha ai.
“Vajzën e mbajtëm ne, se po të kishte ikur edhe ajo do ta kishte vrarë”, vijon Koçibelli.
Panorama/d.i.