Policia e Krujës ka arrestuar dy të rinj nga Fushë Kruja, për shkak se nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar makinën.
Të arrestuarit janë Xhemali dhe Skerdi Prushi, 22 e 19 vjeç.
Në makinë me të arrestuarit ishte edhe një shtetas tjetër, Bedri Haka.
Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
BW/d.i.