Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Mësohet se 65 kilogramë drogë janë zbuluar brenda një kamioni në Igumenicë. Marijuana është gjetur e fshehur mes kolive me shishe uji, ndërsa policia greke thotë se ajo është ngarkuar në kufi, para se të futej në vendin fqinj.
Hetimet mbi trafikun në fjalë kanë nisur, ndërsa policia thotë paraprakisht se droga do të nisej drejt Italise. Ndërkohë, identiteti i të ndaluarit nuk është bërë ende i ditur. (java / r.a)