Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nevojë për rreth 122 milionë dollarë për të vënë në zbatim një plan për luftën kundër epidemisë Zika, e fokusuar te gratë shtatzëna.
Ky plan do të mbulojë periudhën korrik 2016 – dhjetor 2017, duke vijuar me “Kuadrin strategjik të kundërpërgjigjes globale” nisur në muajin shkurt pasi OBSH-ja tha se përhapja e virusit Zika në Amerikën e Jugut ishte një emergjencë për shëndetin publik në shkallë botërore.
Brazili është shteti më i prekur nga ky virus, përgjegjës sipas OBSH-së i patologjisë së trurit, një deformim i rëndë dhe i pariparueshëm që karakterizohet nga një formë mjaft e vogël e kafkës së bebes së sapolindur.
Rreth 60 shtete në botë janë të prekura nga ky virus. (java /r.a)