Menjëherë pas deklaratës së demokratit Lulzim Basha për diegie mandatesh nëse blihen votat e opozitës për të votuar draftin e kaluar në Kuvend me firmën e 33 deputëve ka reaguar edhe kreu i Komsiionit të Ekonomisë Erjon Braçe.
“Lulzim, po e përsërit shpesh e po aq shpesh do kesh pergjigje. Te digjesh e te behesh qymyr, pa piken e merakut! Shkrepsen nuk ta ve kush, ti je ekspert per tja bere vetes. Por,kete vend nuk e djeg dot me, as ti e as yt ate. Boll! Ne 25 vite, ai dhe ju i keni vene zjarrin ketij vendi nga 92-shi deri ne 94-tren, zero e bete, pastaj ne fillim te 96-tes, ne maj po ashtu, ne vjeshte e dimer serish e bete zero, ne fillim te -97-tes e bete tym e flake cdo meter, ne 98-ten perseri i vute zjarrin, ne 2011-ten vrate me zjarr! Tani ska me!! Ne zjarr do perfundoje sistemi juaj i korruptuar me prokurore e gjykates qe ju sherbejne vetem ju dhe rrjepin nje popull te tere!! Nuk e shpetoni dot, as vete e as me ish deputete te trafikuar! Ka raste kur zjarri perdoret edhe per mire, sic ky mbi sistemin me kriminal ne kete vend!!”-shkruan Braçe.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.