Sport Bild ka realizuar një intervistë me bukuroshet shqiptare, Rike Roci dhe Irid Oxa – që morën vëmendjen e gjitha mediave botërore në sfidën Francë – Shqipëri
Fotografia e dy bukurosheve shqiptare në stadiumin e ‘Velodrome’ në Marsejë ka pushtuar tërë botën
Dy vajzat, gati të zhveshura gati se ia morën vëmendjen lojës që u zhvillua në mes të Francës dhe Shqipërisë. Mirëpo kush janë këto dy femra? SPORT BILD ka kontaktuar me to.
Biondja, Rike Roci është e njohur nga pjesëmarrja e saj në BIG BROTHER 6 në vendlindjen e saj. Shoqja e saj Irid Oxa është studente dhe ka punuar si “showgirl”.
A kanë menduar se do të bëhen fytyra të të gjitha televizioneve mbarë botërore ndonjëherë?
“Jo! Ka qenë një befasi e madhe për ne”, tha Oxa. “Ka qenë një event i mrekullueshëm. Neve na kanë duartrokitur në Marsejë që të gjithë, edhe gjatë lojës. Ajo ishte një ndjenjë e shkëlqyer!”, shtoi Oxa.
“Kemi hasur edhe në situata të çmendura – jo të zakonshme. Në stadium një fans bile më pyeti nëse do të martohesha me të! Mirëpo un nuk kam pranuar(qesh me zë)”, deklaroi Rike Roci.
Të dy vajzat jetojnë në MILANO??? Një lajm i keq është se ndeshjet në vazhdim ato do t’i shikojnë nga shtëpia në TV. Roci dhe Oxa janë shumë krenare që vendlindja e tyre, Shqipëria ka arritur që së pari të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. “Nuk gjejmë fjalë ta përshkruajmë gëzimin tonë”, thanë ato për Bild.
Edhe një këshillë për të gjithë fansat meshkuj të futbollit, të paktën zeshkania është ende single…! /Orainfo/a.m.