Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ku protagoniste është bërë një grua 41-vjeçare. Ajo i ka grabitur 200 mijë lekë bashkëshortit të saj, por u zbulua dhe më pas u prangos nga policia.
Gruas i’u gjetën edhe paratë që i kishte grabitur nga banesa.
“Më datë 17.06.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja L.P, vjeç 41, banues në fshatin Muçaj, pasi më datë 16.06.2016, në banesë, dyshohet se i ka vjedhur 200.000 lekë bashkëshortit A.P, vjeç 49. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan e lekët. Neni 134/1 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën e policisë./a.m.