Piramida nuk do të jetë më një gërmadhë e gjallë në qendër të Tiraës, por së shpejti do të jetë një qendër e rëndësishme kulturore. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë një konkurs ndërkombëtar për rivitalizimin e Piramidës.
Në fjalën e tij Rama teksa prezantoi vizionin e qeverisë për ta rikthyer Piramidën në një identitet të artit dhe kulturës në vend, bëri të ditur se nga konkursi ndërkombëtar do të dalë një projekt fitues që do të jetë në gjendje të ia rikthejë këtë gërmadhë Tiranës.
“Ne jemi në fazën parapërgatitore për shpalljen e një konkursi ndërkombëtar për Piramidën. Ajo do t’i rikthehet shumë shpejt komunitetit dhe artistëve, në një qendër kreative dhe kultutore.” theksoi në fjalën e tij Rama
Ndërsa kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj tha se fakti që kryeministri është kaq i vendosur për Tiranën dhe rikthimin e saj komunitetit, tregon se qytetarët janë me fat.
“Fakti që Rama është obsesiv për Tiranën është fat për qytetin. Unë jam në këtë garë për të mundësuar sa më shumë hapësira të lira për qytetarët, kundër betonit.” tha Veliaj
Ndër të tjera në këtë aktivitet ishin prezent edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.