Në harkun kohor 2012-2015, numri i ndërmarrjeve eksportuese nga kombinimi i të dhënave të tregtisë së jashtme të mallrave me regjistrin e ndërmarrjeve ka ardhur duke u rritur.
Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2015, është 2.516 nga 2.036 ndërmarrje, që ishin në vitin 2012, duke u rritur me 23,6 %.
Sipas definicionit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), përgjatë këtij harku kohor (2012-2015) zënë në grupin e ndërmarrjeve për aktivitetin eksportues, mesatarisht në vit 95,9 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej. Në vitin 2015, numri i NMVM eksportuese arriti në 2.411 ndërmarrje, duke u rritur 23,6 %, krahasuar me vitin 2012, ndërsa numri i NMVM importuese arriti në 8.723, duke u rritur 20,6 %, krahasuar me 2012.
Në vitin 2015, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 43,7 % të totalit, ndërmarrjet eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 36,3 %, ndërmarrjet eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 15,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe ndërmarrjet eksportuese të mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,8 % të totalit./ a.k