Pas incidentit të ndodhur në Kavajë, ku mbetën të plagosur kreu I FRPD-së, Kid Kazazi, I ati I tij si dhe një shitës ambulant, ka reaguar PD përmes një deklarate, duke dënuar ashpër këtë sulm. PD shkruan se është Kryeministri dhe policia e shtetit që po ndihmojnë autorin e dyshuar të plagosjeve, shtetasin Sajmir Kurti, ish drejtor I Zyrës së Punës së Kavajës. Në deklaratën e tyre, PD I bën thirrje prokurorisë që të marrë nën kontroll hetimin dhe të parandalojë përpjekjet e Ramës për të ndihmuar autorin e krimit. PD paralajmëron gjithashtu edhe Kryeministrin, duke I thënë që të heqë dorë nga mbështetja e krimit, në të kundërt, ata do t’I bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin masa për vetëmbrojtje civile, që paragraph ky që tingëllon mjaft I përafërt me idenë e ish kryeministrit Sali Berisha, I cili kërkoi disa kohë më parë nga qytetarët të armatoseshin.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsine më të madhe aktin e rëndë kriminal sot në Kavajë, ku banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajës, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryrtarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi, dhe ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar.
Këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama.
Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë nën kontroll hetimin, e të parandalojë të gjitha përpjekjet që po bën policia me urdhër të Edi Ramës për të lehtësuar e ndihmuar autorin e krimit.
E paralajmërojmë sot Edi Ramën, të heqë dorë nga mbështetja e krimit dhe kriminelëve dhe nga përpjekjet për ti mbrojtur ata nga dora e ligjit, në të kundërt Partia Demokratike do t’i bëjë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të saj të marrin të gjitha masat për vetëmbrojtje civile kundër krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim.”- shkruhet në reagim./ Java/ a.k