Ndeshja midis Shqipërisë e Rumanisë, të dielën në Lion, do të arbitrohet nga çeku Pavel Kralovec.
Në Euro 2012, inxhinieri 38-vjeçar ishte vetëm në rolin e gjyqtarit të katërt, ndërsa ishte edhe mes 52 arbitrave kandidatë për Botërorin “Brazil 2014”. Por, tashmë Pavel Kralovec, vlerësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në qarkullin për momentin.
Sfida ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, do të jetë e dyta për çekun në Euro 2016, pasi dje gjykoi takimin midis Irlandës së Veriut e Ukrainës.