Partia Republikane mbështet qëndrimin e PD-së lidhur me Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë për shtyp kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, pasi shprehet se subjekti politik që ai drejton është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, pasi e ka votuar tashmë atë në çdo nen të saj, duke vepruar në bazë të dakortësisë politike dhe ndërkombëtare, pasi Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë baza e Refomës. Mediu i ka bërë hirrje Partisë Socialiste të respektojë zgjidhjen e dhënë nga Komisioni i Venecias sipas pikes 88.Mediu gjithashtu ka kërcënuar se çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës në Parlament për të tentuar të bëjë pazare me deputetët e opozitës, jo vetëm është i papranueshëm, por do të ketë konseguenca të rënda politike dhe do të cënonte integrimin europian të Shqipërisë.
“Ajo që kërkon opozita, sipas këtij rekomandimi të Venecias, është pranuar edhe nga specialistët e OPDAT dhe Euralius pranë komisionit që në fillim të këtij viti. Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme”, ka deklaruar Mediu.
(javanews.al) Me. Ar