Rolls-Royce ka nxituar për ta bërë një koncept të një veture vetë-lëvizëse për të mos mbetur prapa me veturat pa timon, transmeton koha.net.
Në një konferencë për shtyp në Londër, prodhuesi i veturave luksoze ka zbuluar veturën koncept më të re, të quajtur Rolls-Royce 103EX, me të cilin, sipas tyre, kanë treguar se si e ardhmja e veturave do të duket.
Vetura afër 6 metra e gjatë, duket shumë e ngjashme me veturën që “Batman” përdor në film.
Vetura ka një palë dyer, të cilat hapen për të hyrë në një interier, i cili është më i madh e më i mirë se shumë apartamente në New York.
Vetura nuk ka ulëse të zakonshme, aty realisht është një krevat, i cili duket se është vetëm për dy njerëz. Koncepti është veturë elektrike vetë-lëvizëse, i cili nuk ka nevojë për timon, përgatiti Koha. (b.an)