Në lidhje me vrasjen e deputetes britanike Jo Cox ka reaguar edhe ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet i shokuar nga vrasja e Cox, ndërsa thotë se dhuna është e papajtueshme me demokracinë.
“I shokuar thellësisht nga vrasja e deputetes britanike Jo Cox. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e saj. Dhuna është e papajtueshme me demokracinë” – shkruan Ditmir Bushati. (java / r.a)