Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e mërkurë listën e re të qytetarëve, të cilët përfitojnë nga legalizimi i banesave të tyre, të ndërtuara pa lejen përkatëse nga autoritetet shtetërore. Lista tregon emrat, së bashku me sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje. Këto lista hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka për detyrë kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesit e ndërtimeve pa leje. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, është e ndaluar që zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark janë, si më poshtë vijon: Qarku
Tiranë, 315 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 92.721 m²;
Qarku Elbasan,80 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23.542 m²;
Qarku Fier, 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5.648 m²;
Qarku Gjirokastër, 39 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12.022 m²;
Qarku Vlorë, një parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 333 m²;
Qarku Berat, 23 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5.179 m²;
Qarku Kukës, 30 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 8.216 m²;
Qarku Korçë, 21 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2.563 m²;
Qarku Lushnjë, 11 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4.382 m²;
Qarku Lezhë, 66 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19.075 ;
Qarku Shkodër, 4 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1.839 m²;
Qarku Dibër, 38 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10.285
Qarku Durrës, 174 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58.791 m².