Mëkat i madh. Këto makina që janë fiksuar në shiritat e filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re” tashmë do të përfundojnë për skrap.
Regjisori Saimir Kumbaro poston disa foto të autoveturave të vjetra që janë përdorur në realizmin e shumë filmave shqiptarë ndër vite.
“Gati për skrap! Gjynah. Bota i restauron. Vendndodhja në ish- Kinostudio”, shkruan regjisori Kumbaro.
Dhe në fakt vërtet të vjen keq. Ndoshta po të kishin dalë në ankand ato do të bliheshin shumë më shtrenjtë. Ose, ndoshta thuhet do të shkojnë për skrap dhe nuk përfundojnë atje… Sepse këto relike kanë vlera antikuaresh.
Mapo/d.i.