Irlanda e Veriut befason Ukrainën, duke e mundur me dy gola të shënuar në fillimin dhe fundin e pjesës së dytë. Një fitore e merituar për skuadrën ishullore, e cila u shfaq këmbëngulëse dhe pas epërsisë e ruajti mirë atë.
McAuley shënoi në minutën e 49-të, ndërsa McGinn shënoi të dytin në minutën e gjashtë shtesë.
Për Ukrainën është humbja e dytë, me të njëjtin rezultat, ndërsa për Irlandën e Veriut fitorja e parë, pas humbjes 0-1 me Poloninë.
D.I.