Gareth Bale ka shënuar dy gola në Euro 2016, që të dy me goditje të lira, duke barazuar rekordin e vendosur 32 vjet më parë nga Michel Platini.
Ish-kapiteni i Francës shënoi dy herë me goditje të lira në Euro ’84, zhvilluar gjithashtu në Francë dhe fituar nga skuadra e tij. Askush më parë nuk e kishte bërë një gjë të tillë, ndërkohë që rekordi u barazua 8 vjet më pas.
Thomas Hässler i Gjermanisë shënoi gjithashtu me dy goditje të lirë në Euro ’92, ku skuadra e tij doli në finale, e mundur nga Danimarka, e ftuara e finaleve pas përjashtimit të Jugosllavisë.
Pesë evropianë kaluan që nga ai i Suedisë dhe askush nuk arriti ta përsëriste, edhe pse gjuajtësit e aftë nuk kanë munguar, si Ronaldo, Beckham, Del Piero, Totti e të tjerë. Portugezi është ende në lojë, por ndërkaq është Bale që më në fund ka barazuar rekordin e vendosur nga francezi e arritur më pas edhe nga gjermani. I kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje dhe ka të paktën edhe një tjetër në dispozion, kundër Rusisë, për të vendosur një rekord origjinal, që duket shumë i vështirë për t’u arritur.
D.I.