ZOna e Palermos ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pasi disa zjarre kanë rënë në qytet dhe në komunat përreth.
Mediat vendase raportojnë për dhjetëra të intoksikuar, ndërkohë raportohet se shkollat dhe vanorët nëzonat e nxehta janë evakuuar.
Raportohet se të paktën 50 fëmijë janë intoksikuar por janë në spital jashtë rrezikut.
Gjendja më e vështirë paraqitet në zonën e Madonies ku raportohet se është mbyllur edhe autostrada Palermo-Messina.
Zjarrin e ka ndihmuar era dhe temperaturat mbi 40 gradë. Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar nga flakët ndërsa forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ato të ndihmës së shpejtë janë në gatishmëri./a.m.