Një ngjare e pazakontë i ka ndodhur një punonjësi të bashkisë në Durrës, i cili u sulmua nga një qen Pitbull në sheshin kryesor të qyteti ku të gjithë ishin mbledhur për të parë ndeshjen e kombëtares.
Mes tifozëve ka qenë edhe një qytetar me një qen pitbull pa maskë mbrojtëse, i cili ka kafshuar punonjësin e bashkisë. Si rezultat i sulmit nga qeni, punonjësi i bashkisë me detyrë roje, ka përfunduar me pesë të qepura në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Për shkak se është në varësi të bashkisë i dëmtuari nuk ka dashur të identifikohet, por tha se pas mjekimit në urgjencë, nuk kishte me vete as 10 mijë lekë të vjetra për të blerë tetanosin, i cili bëhet pas kafshimit nga kafshët. Pronari i qenit Pitbull u largua menjëherë me shpejtësi pas kafshimit të 50-vjeçarit, e nuk i dha as ndihmën e parë. (java / r.a)