Në Tajvan kanë dalë në treg prezervativë me pamje ushqimesh. Këto prezervativë që quhen “Oops” janë ide e një grupi studentesh të Universitetit të Teknologjisë së Tajvanit, të cilët duan që femrat të ndihen më pak në siklet kur kërkojnë të blejnë prezervativë.
Ye Wu tha: “Duam që ta bëjmë më pak të sikletshme për njerëzit prezervativin. Sidomos femrat e kanë shumë bezdi kur blejnë prezervativë. Ne duam ta ndryshojmë këtë gjë”.
“Menduam se po të bëjmë ‘kondomë’ të lezetshëm, do e ndryshojmë këtë tendencë. Tajvanezët vdesin për gjërat e lezetshme”, shton udhëheqësja e projektit.
Për momentin, studentet janë të zënë me mësimet dhe për këtë arsye nuk po bëjnë përpjekje për ta kthyer në biznes të mirëfilltë idenë e tyre, por shpresojnë që një ditë prezervativët e tyre “Oops” të shiten në të gjithë botën.
“Si femra që jemi, duhet të jemi të përgjegjshme për të mbrojtur veten. Nuk mund të mbajmë shpresat te meshkujt”, thonë studentet./ express/ a.k